KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Harvi fuqizohet në qendër të gjirit të Meksikës

Uragani Harvi fuqizohet në qendër të gjirit të Meksikës

Fuqia e Uraganit Harvei u intensifikua mëngjesin e së premtes, duke u kthyer në uraganin më të madh që ka goditur SHBA-të kontinentale në 12 vitet e fundit. Përgjatë bregut të gjirit priten përmbytje vdekjeprurëse. Urganani Harvey u kthye në një stuhi të kategorisë 2 me erëra me shpejtësi më të madhe se 169 kilometra në orë ndërsa lëvizi drejt veriperëndimit, rreth 355 kilometra larg Korpus Kristi në Teksas. Pritet që ai të dobësohet në orët e vona të së premtes ose mëngjesin e së shtunës. Më shumë se 97 centimetra shi priten në pjesë të ndryshme të Teksasit dhe nivelet e detit pritet të kalojnë 3.7 metra. Paralajmërime për përmbytje janë dhënë edhe në Luizjana dhe Meksikën e veriut. Afrimi i stuhisë çoi në evakuime dhe mbylljen e shkollave në komunitete në bregun jugor të Teksasit, ku banojnë rreth 5.8 milionë persona. Kompanitë e naftës kanë mbyllur rafineritë në breg, si dhe kanë lëvizur punëtorët e platformave detare të naftës në Gjirin e Meksikës, ndërkohë që janë ndërprerë të gjitha shpimet për naftë në jug të Teksasit. Luizjana dhe Teksasi kanë deklaruar gjendjen e katastrofës, duke autorizuar kështu përdorimin e burimeve shtetërore për masat për përballimin e stuhisë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se i vënë në dijeni për këtë situatë, presidenti Tramp është gati të japë çdo burim të nevojshëm për përballimin e stuhisë..

Sicred