KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Harvey godet Teksasin

Uragani Harvey godet Teksasin

Uragani Harvey goditi mbrëmë vonë bregun e Teksasit duke shkaktuar stuhinë më të ashpër në Shtetet e Bashkuara gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, syri i uraganit është i kategorisë së 4-të, me shira dhe erëra të fuqishme të një shpejtësie prej 209 kilometrash. Mijëra njerëz janë larguar nga zona e Gjirit më shpresë që të shmangin stuhinë e rrezikshme që po kërcënon rafineritë e naftës, industritë kimike dhe përmbytjen e Houstonit, qytetit të katërt më të madh të vendit. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, më herët e kishte lajmëruar se stuhia do të shndërrohej në një fatkeqësi shumë e madhe”, dhe parashikimet nxirrnin krahasime të frikshme me uraganin Katrina, një nga më vdekjeprurësit që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Uragani Harvey goditi bregun konsiderohet si me fuqishmi që nga uragani Carla në vitin 1961. Gjykuar nga trysnia atmosferike, Harvey radhitet si stuhia e 18-të më e ashpër që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga viti 1851 dhe e nënta më e fuqishmja në Teksas. Parashikuesit thonë se këte herë, kjo stuhi do të ndjekë një drejtim të pazakonshëm; do të qëndrojë për pak çaste në tokë, pastaj do të kthehet prapë në det, për t’u kthyer për së dyti, në vendet në pjesët e ulëta të bregdetit. Sipas mediave amerikane, stuhia paraqet sprovën e parë për menaxhimin e emergjencave nga administra e presidentit Donald Trump.

Sicred