KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Harvej, dëmet në Teksas 180 miliardë dollarë
Uragani Harvej, dëmet në Teksas 180 miliardë dollarë

Uragani Harvej, dëmet në Teksas 180 miliardë dollarë

10 ditë pasi uragani Harvej derdhi shira të rrëmbyer në Hjuston të Teksasit, banorët e qytetit po fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vlerësojnë dëmet. Guvernatori i Teksasit Greg Abot, tha se dëmet mund të kushtojnë deri në 180 miliardë dollarë – mbi 20 herë më shumë se sa fondi fillestar prej 7,85 miliardë dollarësh që presidenti Donald Trump i kërkoi Kongresit amerikan javën e kaluar. Megjithëse shumë njerëz po kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa bie niveli i ujit, kryebashkiaku i Hjustonit, bëri thirrje për evakuime në lagjet perëndimore të qytetit që janë pranë dy rezervuarëve të tejmbushur. Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë vazhdojnë të përmbytin qëllimisht ato zona për të parandaluar dështimin e digave. Deri në 20 mijë shtëpi do të mbeten të përmbytura për dy javë të tjera. Qyteti fqinj i Bimauntit nuk kishte shërbim uji të pijshëm. Zyrtarët e zonës së Hjustonit thanë se 156 mijë shtëpi janë dëmtuar në Qarkun Harris, ku përfshihet Hjustoni, qyteti i katërt më i populluar i Shteteve të Bashkuara.

 

 

Sicred