KRYEFAQJA » LAJME » Ura Vajgurore, guroret vrasësit e heshtur

Ura Vajgurore, guroret vrasësit e heshtur

Ndotja tepër e lartë që shkaktohet nga aktiviteti i guroreve në qytezën e Urës Vajgurore mendohet se ka ndikuar dhe në shëndetin e banorëve. Krerët e institucioneve përgjegjëse në lidhje me këtë problematik të mbartur ndër vite, shprehen se janë të pafuqishëm kundër këtyre vrasësve të heshtur. “Bashkia e cila ka të vetmin penalitet që mund të vendosi është një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja. Në gjykimin tim dhe të tjerëve besoj nuk është ndonjë mekanizëm për ta përmirësuar atë dëm që sjellin këto veprimtari në shëndetin e njeriut”. Ministri i mjedisit Blendi Klosi i cili prej vitesh është i lidhur ngushtë me qarkun e Beratit, sot kur guroret pothuaj kanë ngrënë shumicën e kodrave shprehet se është kundër këtij aktiviteti. “Ministria e Mjedisit është plotësisht pro biznesit, në përgjithësi pro biznesit por po ashtu doja të thoja që jemi kategorik kundra atyre bizneseve të cilët abuzojnë me ambjentin tonë të përbashkët ” theksoi ministri Klosi. Qytetarë të përkushtuar të Urës Vajgurore prej kohësh kanë marrë inisiativat e tyre për të kundërshtuar dhe monitoruar çdo veprimtari që e demton shëndetin dhe jetën e tyre. Qytetarët e qarkut të Beratit gjithnjë janë hasur me problematikën e ndotjes. Përjashto qytetin e Skraparit, katër bashkitë e tjera Poliçani, Berati, Kuçova dhe Ura Vajgurore ndotjen e mjedisit dhe sëmundjet profesionale i kanë të trashëguara.

Sicred