KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ura Morandi, rritet numri i viktimave

Ura Morandi, rritet numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës Morandi në autostradën A10. Deri tani flitet për të paktën 37 viktima të konfirmuara, midis tyre edhe 2 shqiptarë të identifikuar si Marjus Djerri dhe Edi Bokrina. Djemtë po kalonin në autostradë me makinën e punës. Ata ishin kolegë pune. Në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë. Mes viktimave jane edhe 3 fëmijë, nje djalë 8 vjeç dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13 vjeç. Nga këta, pesë nuk janë identifikuar ende. Të plagosurit janë 16, duke përfshirë 12 në gjendje të rëndë. Ekipet e shpëtimit në qytetin italian të Xhenovës kanë vijuar operacionet e kërkimit gjatë gjithe natës për të gjetur të mbijetuar të mundshëm pas rënies dramatike të ures të martën. Ministri i Brendshëm italian tha se të paktën 37 persona humbën jetën kur dhjetëra automjete ranë nga 45 metra lartësi. Rreth 250 zjarrfikës nga e gjithë Italia po marrin pjesë në kërkim.
Shembja e urës Morandi në Itali dhe humbja e jetëve të njerëzve mund të ishin shmangur. E përuruar në vitin 1967, ekspertë të shumtë të inxhinierisë kishin paralajmëruar rrezikun që vinte nga strukturat e dobëta të saj. Ura e shembur të martën në Xhenova është nyja kryesore rrugore e qytetit, që lidh autostradën me qytete të tjera në perëndim të Italisë, si dhe me portin tregtar dhe terminalin e trageteve. Pikërisht për këtë rëndësi strategjike, shpesh herë ura ka qenë objekt i trafikut të ngarkuar. Me një gjatësi prej 1 km e 182 metra, një lartësi në nivelin e rrugës prej 45 metrash dhe e pajisur me 3 shtylla betoni që arrijnë në 90 metra lartësi, shpesh herë ajo është quajtur edhe Ura e Bruklinit, për nga ngjashmëria me simotrën amerikane.

Sicred