KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Ura” emision për bashkëatdhetarët në RTSH

“Ura” emision për bashkëatdhetarët në RTSH

Me komunikim telefonik me bashkëatdhetarët, me këngë shqiptare në vite, me informacione të dobishme, ka nisur programi “Ura”, i pari që çel prodhimin e një sërë programesh për bashkëatdhetarët në RTSH. Ai transmetohet në kanalet e tij: RTSH 3, RTSH Shqip dhe RTSH Satelit. Artur Bejzade autor dhe drejtues i programit thotë se sipas ditëve bashkëatdhetarët do të njihen me të sukseshmit në muzikë, ekonomi, shkenca, shkollë, dije, sport, kulturë dhe gjithçka. Do të mxjerrim të gjithë anët e mira dhe të bukura që ata kanë, prej andej do të sillen këtu dh prej Shqipërisë do të kalojnë tek emisioni “Ura” tek ata.
Në program parashikohen lidhje me telefon, Skype, Messenger dhe nëpërmjet lidhjeve ata do të shohin veten, sukseset dhe problemet e tyre, thotë zoti Bejzade.
Moment i rëndësishëm i “Ura”-s do të jenë kontaktet dhe bisedat me juristë që mbrojnë të drejtat e bashkëatdhetarëve tanë kudo ku ata janë, Bruksel, Londër, Gjermani, Amerikë etj. Kemi kontaktuar me studiot e tyre dhe shpresoj që do të kemi impakt direkt. Kushdo mund të pyesi në sitet tona, fejsbuk, dhe sitin e emisionit “Ura” thotë zoti Artur Bejzade.
Por a do të ketë për bashkëatdhetarët në diasporë, një program për gjuhën shqipe? Zoti Bejzade përgjigjet se RTSH3 po përgatit dhe emisionin e gjuhës i cili do të inkuadrohet edhe tek “Ura” por me anë të quitzeve me anë të të cilave të njohin Shqipërinë, gjuhën shqipe, të njohim historinë, muzikën, shkencën gjithçka ne kemi bërë njëkohësisht.
Emisioni Ura do të jetë përditë nga ora 13-15 e do të ritransmetohet në orën 24 me orën e Shqipërisë.

(Visited 217 times, 21 visits today)
Sicred