KRYEFAQJA » LAJME » “Ura e vdekjes” në adriatik të Laçit

“Ura e vdekjes” në adriatik të Laçit

Megjithëse kanë kaluar 10 ditë nga dita e aksidentit fatal që u mori jetën 3 të rinjve, në Adriatik të Laçit, gjendja e urës ku ndodhi aksidenti vazhdon të jetë po ajo. Asnjë ndërhyrje për zgjerimin e saj dhe asnjë masë tjetër shtesë për shmangien e rreziqeve dhe pasojave të rënda që mund të ndodhin sërish. Banorët e Adriatikut ankohen për bashkinë e Laçit dhe thonë se nuk kanë parë asnjë interesim të saj për urën dhe gjendjen e rrugës që lidh fshatin Adriatik dhe fshatrat e tjerë të zonës me autostradën Fushkrujë-Milot. Rruga është në gjendje tepër të amortizuar, gropat sundojnë në të gjithë gjatësinë e saj, situatë kjo që është bërë shkak edhe për shumë aksidente të tjera por askush nuk do tja dije. Bashkia e Laçit nuk ka treguar as interesin më të vogël për këtë rrugë. Askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të bëhet me këtë rrugë dhe urën e vdekjes në të cilën brenda 4 vitesh kanë humbur jetën 5 të rinj.

Sicred