KRYEFAQJA » LAJME » Ura e Shkozës, mes tensionit dhe pranisë së policisë nis prishja e shtëpive

Ura e Shkozës, mes tensionit dhe pranisë së policisë nis prishja e shtëpive

 

Që prej mëngjesit të së martës, zona pranë Urës së Shkozës, është rrethuar nga policia dhe fadromat kanë nisur prishjen e shtëpive që ndodhen në gjurmën ku parashikohet të kaloje Unaza e Madhe e Tiranës.
Policia e përforcuar nuk ka lejuar banorët dhe as mediat të kapërcejnë perimetrin e sigurisë. Banorët, mjaftë të irrituar, thonë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen e banesave të tyre.  Disa madje refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre. “Nuk do të largohemi! Le të na zënë shtëpitë brenda!” thotë një grua. “Le të na marrin me forcë, sepse populli shqiptar është mësuar me forcë të dali nga shtëpia. Po te jenë të zotë të na nxjerrin nga shtëpia, të na nxjerrin, ndryshe nuk do të dalim” thotë ajo me dëshpërim.
Ndonëse javën e kaluar u tha se do të ngrihej një grup ndërinstitucional për t’i gjetur zgjidhje çështjes se strehimit të banorëve të kësaj zone, ata që po u prishen shtëpitë nuk dinë se ku do të strehohen. “Ky është shteti që ne duam. Unë e kam bërë shtëpinë që në 92-shin dhe kam aplikuar në 2005. Kam katër të sëmurë dhe po më nxjerrin në katër rrugët” thotë duke ju dridhur zëri një burrë.
Me banorët e Shkozës u takua edhe deputetja demokrate Grida Duma, e cila kërkoi spjegime nga banorët lidhur me dokumentacionin për prishjen e shtëpive. Ata thanë se nuk u ka ardhur asnjë letër. Zonja Duma tha se banorët duhet të kenë kohë për tu larguar nga banesat e tyre si dhe destinacionin se ku do të shkojnë. Sipas saj shtëpitë që prishen duhet të kompensohen me vlerën e tregut duke shtuar se banorëve nuk duhet tu hiqet e drejta e legalizimi. “Do bëjmë gjithçka është e mundur politikisht dhe ligjërisht për të mbrojtur të drejtat tuaja” tha zoja Duma.
Për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe do të prishen 150 shtëpi, në shumë prej tyre jeton me shumë se sa një familje. Disa prej këtyre shtëpive janë ndërtuar përpara viteve 90-të. Shumica janë në proces legalizimi prej 17 vitesh dhe vetëm pak ditë më pare ju erdhi shkresa që i skualifikonte nga ky proces. Vetëm 8 shtëpi janë të legalizuara, por edhe ata të padëmshpërblyer.

Sicred