KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ura e Kukësit mbi Drin, drejt degradimit

Ura e Kukësit mbi Drin, drejt degradimit

Ura në hyrje të qytetit të Kukësit prej kohës të ofron një pamje të frikshme. Hapsirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, çernierat të cilat shërbejnë për eleminimin e tronditjeve dhe lidhjen e trarëve janë dëmtuar, gropat në mes të rrugës, apo mungesa e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve, tregojnë se mirëmbajtja e urës prej kohësh mungon.
Fluksi i trafiku në këtë urë është rritur ndjeshëm. Drejtuesit e mjeteve janë shumë të pakënaqur për gjendjen e urës dhe thonë se automjetet po u dëmtohen. Në momentin kur janë shtuar debatet për vendosjen e tarifës së “Rrugës së Kombit”, drejtuesit e mjeteve thonë se më parë duhet bërë riparimi i urës dhe gjithë rrugës.
Ura e Kukësit në Drinin e Zi, është një urë me rëndësi jetësore. Ajo është rritur më tej me ndërtimin e rrugës  Durrës – Kukës, gjë që ka sjellë rritje të menjëhershme të trafikut që kalon në këtë urë. Ajo është e vetmja që lidh qytetin e Kukësit me pjesën tjetër të Shqipërisë më në jug dhe perëndim. Ura është e një rëndësie kritike edhe për trafikun ndërkombëtar, pasi lidhja me Kosovën realizohet nëpërmjet saj, e rrugët alternative janë të pakta dhe në kushte shumë të këqija.

Sicred