KRYEFAQJA » LAJME » “Ura e Dajçit”, dy të vdekur në një aksident

“Ura e Dajçit”, dy të vdekur në një aksident

Dy të rinj kanë humbur jetën mesnatën e së martës duke u gdhirë e mërkurë në aksident në superstradën Lezhë – Shkodër. Sipas policisë makina me të cilën ata udhëtonin në vendin e quajtur “Ura e Dajçit” ka goditur nga mbrapa një mjet tip “IFA”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, por mendohet se ka qenë shpejtësia shkaku kryesor. Ditët e fundit janë regjistruar disa aksidente në Shkallëvendi. Shkaqet e tyre, sipas ekspertëve  janë pakujdesia, shpejtësia e lartë, mungesa e sinjalistikave  apo përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.