KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti Politeknik, panair pune për studentët

Universiteti Politeknik, panair pune për studentët

Studentët e Universitetit Politeknik, të cilët janë të interesuuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore, i janë drejtuar sot Panairit të Punës, i ngritur në ambjentet e korpusit qëndror të Universitetit Politeknik. Të rinjtë e interesuar patën mundësi të dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e 40 kompanive pjesmarrëse. “” Mundësinë për tu punësuar duket e kanë studentët më të mirë. Përfaqësuesit e firmave pjesmarrëse kanë sqaruar se ato përzgjidhen pas dy intervistave të imtësishme punë, ndrsa vlerësojnë si problematikë mungesën e praktikave në shkollë, gjatë të tre viteve, duke ndikuar keshtu edhe në nivelin e studentëve. Rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maleqari, ka sqaruar se ky panair është një mundësi e mirë për të lidhur studentët me tregun e punës. Ballafaqimi i studentëve me tregun e punës, është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtasin kurrikulat me nevojat që ka tregu për të përgatitur të rinj vërtetë të aftë për punë.

(Visited 78 times, 11 visits today)