KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti i Vlorës, mësuesia gjithnjë e më pak studentë

Universiteti i Vlorës, mësuesia gjithnjë e më pak studentë

Afro 1 300 kuota jane planifikuar per kandidatet qe do zgjedhin studimet e nivelit te pare ne Universitetin” Ismail Qemali” ne Vlore. Por raundi u pare I regjistrimeve nuk ishte brenda pritshmerive te drejtuesve te ketij institucioni. Ndersa jane plotesuar pothuajse te gjitha kuotat ne Fakultetin e Shendetit Publik, ndryshe paraqitet situata tek fakulteti I edukimit. Në degët fizike, matematike, kimi dhe anglisht ka fare pak regjistrime.Por Rektori Roland Zisi, eshte me optimist per regjistrimet ne fazen e dyte e cila nis me 15 shtator dhe rendit arsyet se pse duhet zgjedhur Universiteti “Ismail Qemali”, mes të cilave nivelin e profesioriatit dhe kushtet e të nxënit.Prane Universitetit “Ismail Qemali” ne Vlore, funksionojne 4 fakultete: Ai i Shendetit Publik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti I Edukimit dhe ai I Shkencave te Teknologjise.