KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti i Shkodrës hap dyert për 2587 studentë të rinj

Universiteti i Shkodrës hap dyert për 2587 studentë të rinj

Kërkesat e tregut ndërkombëtar për infermierë, kanë prekur edhe universitetet tona. Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ka propozuar që nga 80 kuota që ka aktualisht kjo degë, të shkoje në 140 të tilla, 20 prej të cilave do të jenë për studentët që vijnë nga diaspora. Në total për vitet e para universiteti ka 2587 kuota për programin bachelor, dhe 1481 në programet master. Rritja e mesatares nga 6 në 7, për studentët që zgjedhin degët e mësuesisë, shihet si gjë mjaft e mirë për hartuesit e kurrikules. Aktualisht në universitetin “Luigj Gurakuqi” në kohë të plotë studiojnë rreth 12 mijë studentë, ndërsa me kohë të pjesshme rreth 2200.