KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti Bujqësor, nis operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje
Universiteti Bujqësor, nis operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje

Universiteti Bujqësor, nis operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje

Në Universitetin Buqësor në Kamëz, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur mëngjesin së mërkurës një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje që gjenden brenda territorit të këtij universitetit. Aksioni po zhvillohet me mbështetjen e FNSh-së dhe policisë. Ato kanë bllokuar akset rrugore që hyjnë në UB. Fillimisht do të shemben ndërtimet që përdoren për biznese e më pas do të largohen familjet që kanë zënë godinat e konvikteve të universitetit. Aksioni po mbikqyret nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame.
Ndërhyrja në Universitetin Bujqësor të Tiranës u paralajmërua pak kohë më parë nga kryeministri Edi Rama. Duke folur me rastin e 65 vjetorit të kësaj qendre arsimore dhe shkencore, zoti Rama u shpreh për ndërhyrje energjike për të larguar nga territori i UBT të gjitha ndërtimet private që janë bërë pa leje, veçanërisht pas trazirave sociale të 1997 si dhe largimin e zaptuesve të godinave arsimore.