KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës feston 10-vjetorin
Universiteti "Aleksandër Mosiu"

Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës feston 10-vjetorin

Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës feston 10-vjetorin e krijimit me një pjesmarrje të drejtuesëve të parë të tij, pedagogëve dhe studentëve. Rektorja e universitetit tha se në këtë 10 vjetor falenderimet i takojnë së pari stafit themelues me në krye ish rektorin Agim Kukeli. Ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla e quajti si një prej institucioneve më të rëndësishme të Qytetit universitetin Aleksandër Moisiu. Për kryebashkiakun e qytetit, Vangjush Dako, frekuentimi në masë i universitetit tregon se ai është një prej vlerave më të mëdha të shoqërisë sonë drejt zhvillimit.
10 vjetori i universitetit është përshëndetur nga ish rektori i parë i tij Prof. Dr. Agim Kukeli, ndërkohë që në mbyllje është dorëzuar urdhri “Naim Frashëri” nga presidenti i republikës me motivacionin: Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencës,  e arsimit, kulturës; si qendër e rëndësishme arsimore e shkencore në qytetin e Durrësit e më gjerë që përmbush me sukses misionin e arsimit të lartë.

Sicred