KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Universi i akuarelit në Tiranë

Universi i akuarelit në Tiranë

Akuareli është i brishtë dhe delikat si vetë elementet në të cilët gjen materie. Mund të jesh piktor profesionist,por edhe thjesht admirues i ngjyrave dhe natyrës për të hedhur impresionet me këtë teknikë e të mos duket një akt i guximshëm të marrësh penelin në dorë. Por ekziston një grup artistësh apo një frymë që po merr jetë jo vetëm në Shqipëri që e kanë marrë seriozisht ringjalljen e mediumit të akuarelit të bashkuar në IWS. Një prej tyre është drejtuesi i akuarelistëve shqiptarë Helidon Haliti i cili për të dytën herë radhazi sjell në Tiranë artistët më të mirë botërorë të akuarelit emra si Liu Ju, Amit Kapoor, Atanur Dogan. Teksa liqeni i Farkes është vendi i preferuar i piktorit për të ravijëzuar me ngjyra kodrat e buta, Haliti është në ethet e organizimit të Bienales së dytë të Akuarelit që do të mirëpresë prej datës 12 mars më shumë se 200 artistë me punët e tyre të cilat do të ekspozohen në Muzeun Kombëtar dhe rreth 70 prej tyre do të jenë prezent dhe të hapur për të vizatuar natyrën shqiptare.

Sicred