KRYEFAQJA » LAJME » UNICEF, Udhëzues për Ndihmë Ligjore Miqësore për Fëmijët

UNICEF, Udhëzues për Ndihmë Ligjore Miqësore për Fëmijët

Çdo vit, rreth 2 mijë fëmijë në Shqipëri, kanë nevojë për këshillim dhe mbrojtje ligjore profesionale. Sipas studimeve, nuk janë të pakta rastet kur këto shërbime për fëmijët nuk ofrohen, janë shumë sipërfaqësore madje edhe diskriminuese. Specialistja e drejtësisë për fëmijë pranë UNICEF, Ermira Shkurti, bën të njohur se përmirësimi i kuadrit ligjor në mbrojtje të fëmijëve është një hap i madh për Shqipërinë por zbatimi i tij kërkon kohë dhe kapacitete. Për të ofruar në një kohë sa më të shpejtë një shërbim cilësor juridik për fëmijët, UNICEF u angazhua në hartimin e një Udhëzuesi për Ndihmë Ligjore Miqësore për Fëmijët. Sipas një studimi të zyres së komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, sistemi i drejtësisë për të mitur në Shqipëri, ka emergjente profilizimin e profesionistëve të drejtësisë e veçanërisht gjyqtarëve që trajtojnë çështje të drejtësisë penale, civile dhe administrative për të miturit.

Sicred