KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: Në Mosul gjendja është dramatike
UNICEF: Në Mosul gjendja është dramatike

UNICEF: Në Mosul gjendja është dramatike

“Në Mosul dhe në Irak vazhdon urgjenca e rëndë njerëzore me shifra tronditëse”. Këtë e bën të ditur njëri nga zëdhënësit e UNICEF-it nënvizoi se të shpërngulurit nga Mosuli janë 109 mijë, nga të cilët 52 mijë janë fëmijë.

“Rreth 80% e të shpërngulurve janë pritur në vende pritjeje në veri të Mosulit por janë akoma 1,5 milionë persona në rrezik nga të cilët 1,2 ngelen të shpërngulur, 600 mijë janë fëmijë dhe 1 milion personave u është prerë ndihma njerëzore, me mijëra familje pa ujë si shkak i dëmtimeve të tubave ujësjellëse”. “Por ajo që është më e rënda”, vazhdon UNICEF që sipas së cilës ISIS vazhdon të bëjë “dhunë seksuale si taktikë terrori kundër grave dhe fëmijëve të pakicave etnike dhe fetare dhe përdorja e civilëve si mburoje njerëzore për të frenuar përparimin ushtarak”.

Sicred