KRYEFAQJA » LAJME » UNICEF: Ndëgjegjësim kundër diskriminimit, gjithë përfshirja e fëmijëve në arsim

UNICEF: Ndëgjegjësim kundër diskriminimit, gjithë përfshirja e fëmijëve në arsim

Kanë të drejta të barabarta me të gjithë fëmijët e tjerë për të ndjekur shkollën, për përballja me të jo gjithmonë është e lehtë për ta. Fenomeni i diskriminimit ndaj fëmijëve të komunitetit rom në shkolla mbetet prezent .
Studimi i UNICEF-it, ndërrmarrë në kuadër të projektit mbi gjithpërfshirjen e barabartë në arsim, evidentoi mësuesit si hallkën e parë nga duhet të fillojë ndryshimi e në këtë pikë edhe media mund të ndihmojë shumë. “Shkolla është e të gjithëve, nuk ka ndasi. Mund të jesh me lëkurë ndryshe, mund të jesh me prirje të ndryshme, të gjithë kanë vendin e tyre në shkollë” thotë Mirlinda Bushati drejtore e projekteve të arsimit në UNICEF. “Sigurisht shkolla e vetme nuk mund ta realizojë këtë, ndaj ishte e rëndësishme që shumë faktorë të tjerë të bëhen pjesë e kësaj fushate dhe një nga më të rëndësishmet është dhe media” thotë ajo. Sipas zonjës Bushati situata është më pozitive se më parë në shkolla shiheshin klasa të veçanta për fëmijët romë dhe ata jo romë. “Sot kemi një situatë tjetër, megjitjatë nuk mund të themi se kemi fenomene të tilla si fëmijët në bankë të fundit, apo në shkolla të veçanta ku ka më shumë përfshirje të fëmijëve romë se fëmijët e tjerë” tha ajo.
Një vlerësim që njësoj ndahet edhe prej komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda. “Nëse mësuesit, ata vetë e kuptojnë që në thelb e kuptojnë që fëmijët janë të gjithë njësoj, për atë që janë pa patur mundësi, arsye, apo shkak pse duhet të dallohen, ata mund të përçojnë mesazhe shumë të mira” tha ai.
Me synimin për të nxitur qëndrimet e reja në lidhje me gjithpërfshirjen në arsim, fushata sensibilizuese , shkoi në 12 shkolla në të gjithë vendin, duke bërë pjesë të saj, rreth 500 fëmijë, 120 prindër dhe 81 mësues .

Sicred