KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: Jemen-Kolera bën kërdinë

UNICEF: Jemen-Kolera bën kërdinë

Arabia Saudite ka dhuruar 66.7 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luftuar kolerën në Jemen. Stefen O’Brien, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare tha se numri i të infektuarve me kolerë në Jemen ka kaluar 200 mijë këtë javë. Shefat e UNICEF-it dhe të OBSH thanë përmes një deklarate se po përballen me epideminë më të rëndë të kolerës aktualisht në botë, duke regjistruar mesatarisht 5000 raste të reja infektimesh në ditë. Shefi i UNICEF-it, Anthony Lake tha se keqësimi i gjendjes humanitare në Jemen gjatë dy vjetëve të fundit me “6.8 milionë persona në prag të zisë së bukës dhe 1300 të vdekur nga kolera, ishte një situate e parandalueshme”. Epidemia e kolerës filloi në një kohë kur vendi ka përjetuar dy vjet konflikt të rëndë, në luftën e koalicionit të udhëhequr nga sauditët kundër grupit Huthi, që ka vrarë të paktën 5000 civilë.

Sicred