KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: 2016-ta vit i tmerrshëm për fëmijët sirianë
UNICEF: 2016-ta vit i tmerrshëm për fëmijët sirianë

UNICEF: 2016-ta vit i tmerrshëm për fëmijët sirianë

Për fëmijët në Siri 2016-ta ishte viti i tmerrshëm. Këtë e bën të ditur UNICEF që në dosjen “Hitting Rock Bottom“, që do të thotë “të prekësh fundin”, padit për shifra rekord për dhunime të rënda pas gjashtë viteve luftë. Janë të paktën 652 fëmijë të vrarë, një rritje prej 20 për qindësh nga viti 2015. Janë 850 ata që janë marrë për të luftuar, dyfishi në krahasim me një vit më parë. Janë bërë 338 sulme kundër spitaleve dhe personelit mjekësor.

Të miturit nuk vdesin vetëm si shkak i bombave por shpesh herë edhe për sëmundje që mund të parandalohen lehtësisht. Marrja e shërbimeve mjekësore dhe e shërbimeve të tjera bazë mbetet shumë e vështirë. 2,8 milionë fëmijë ndodhen në zona shumë të vështira për t’u arritur, 280 mijë nga të cilët janë në zona nën rrethim. Janë 6 milionë të mitur që janë të varur nga ndihmat humanitare, 12 herë më shumë se në vitin 2012. Janë mbi 2,3 milionë rrefugjatë të vegjël që jetojnë në Turqi, Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak.

Sicred