KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: 1.4 milionë fëmijë rrezikojnë jetën për shkak të urisë

UNICEF: 1.4 milionë fëmijë rrezikojnë jetën për shkak të urisë

Fondacioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, ka deklaruar se rreth 1.4 milionë fëmijë rrezikojnë të humbin jetën për shkak të urisë gjatë vitit 2017, në Nigeri, Somali, në Sudanin e Jugut dhe Jemen. Sipas UNICEF, lufta civile në Jemen, e cila po zhvillohet prej dy vitesh ka bërë që 462 mijë fëmijë, të vuajnë nga kequshqyerja, ndërkohë edhe në veri të  Nigerisë, ku vepron grupi islamik Boko Haram, situata është e njëjtë dhe numërohen 450 mijë fëmijë të cilët vuajnë nga kequshqyerja. “Thatësira në Somali ka lënë 185 000 fëmijë në pragun e urisë dhe do të bëhen rreth 270 000 për disa muaj”, ka deklaruar UNICEF. Ndërkohë edhe në Sudanin e Jugut më shumë se 270 mijë fëmijë vuajnë urinë.

Sicred