KRYEFAQJA » LAJME » Unaza e Re, protesta në ditën e 33, Basha: Beteja vazhdon!
Unaza e Re, protesta në ditën e 33, Basha: Beteja vazhdon!

Unaza e Re, protesta në ditën e 33, Basha: Beteja vazhdon!

Dita e 33-të e protestës së banorëve të Unazës së Re, që po kundërshtojnë një projekt të qeverisë për zgjerimin e rrugës i cili prish banesat e tyre, shënoi një zhvillim inkurajues. Banorët u entuziazmuan nga protesta e studentëve e cila detyroi qeverinë të tërhiqej nga vendosja e tarifës për provimet e prapambetura. “Qeveri hajdute”, “këtu vendosim ne”, ishin thirrjet e banorëve ndërsa kërkonin dëmshpërblim 100 përqind për banesat e tyre. Në mbështetje të banorëve ishte kreu i opozitës Lulzim Basha. “Është qeveri hajdute që duhet zmbrapsur, është një projekt që duhet rrëzuar dhe pushteti u duhet kthyer qytetarëve. Do jemi krah qytetarëve. U bëj thirrje qytetarëve kudo që janë të ngrihen ndaj padrejtësisë” tha zoti Basha.”Rëndësia e kësaj proteste është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo është një bandë që ka një projekt dhe një politikë: Grabitjen!” tha kreu i opozitës duke paralajmëruar se beteja vazhdon.

Nga ana e saj Bashkia e Tiranës vazhdon prishjen e ndërtimeve. Deri tani janë prishur 20 prej tyre dhe po përgatiten edhe 10 të tjera. Por sipas projektit do të duhet të prishen të paktën 300 ndërtime.

Sicred