KRYEFAQJA » LAJME » Unaza e re, në 2018 mbyllet segmenti pranë Komunës së Parisit

Unaza e re, në 2018 mbyllet segmenti pranë Komunës së Parisit

Të gjitha automjetet që vinë nga jugperëndimi dhe veriu i vendit drejt juglindjes dhe anasjelltas janë të detyruara të kalojnë përmes Tiranës, një qytet ku trafiku është ndër problemet kryesore. Ky problem do të merrte zgjidhje me unazën e re, e cila ka nisur të projektohet që prej vitit 2010 dhe ende sot nuk ka përfunduar. Fillimisht projekti parashikohej të zbatohej prej vitit 2012-2014, afat që nuk u respektua për shkak të proçedurave të shpronësimeve, por edhe mungesës së fondeve. Segmenti nga ura e shkollës teknologjike deri tek komuna e Parisit është ende një kantier ndërtimi. Ky është lobi i parë i projektit, ku po punohet për plotësimin e infrastrukturës dhe pritet të përfundoje në mesin e muajit korrik të këtij viti. Lobi i dytë shtrihet në një gjatësi prej 640 metrash. Shpronësimet në këtë segment janë ende në proçes. Projekti fillestar është ripunuar dhe vlera e tij nga afro 600 mln lekë ka shkuar në 1 mld e 600 mln. “Projekti është përshtatur me nevojat e komunitetit, janë shtuar mbikalime dhe rrethrrotullime. Proçesi i shpronësimeve është i vështirë” tha Shkelqim Lusha Specialist në ARRSH. Autoriteti rrugor shqiptar është optimist se afati i kontrates së re për lobin e dytë do të respektohet. Me këtë segment drejtuesit e automjeteve do të arrijnë për më pak se 10 minuta në rrethrrotullimin pranë kopshtit zoologjik për të vijuar drejt juglindjes, duke kursyer jo vetëm kohë, por edhe karburant. Ndërsa Tirana do të shpëtonte nga qindra makina që thellojnë problemin e trafikut e kontribuojnë në ndotjen e ajrit.

Sicred