KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ulqin: Do të ngrihet busti i Skënderbeut

Ulqin: Do të ngrihet busti i Skënderbeut

Heroi kombëtar Skënderbeu ka ngjallur debate në Mal të Zi pas vendimit të marrë për ngritjen e një monumenti të tij në qytetin me shumicë shqiptare Ulqin. Mediat e vendit citojnë deklarime publike të partive politike shqiptare në Malin e Zi në përgjigje të etiketimit të heroit kombëtar shqiptar si serb nga aleanca pro-serbe e Frontit Demokratik. Ky i fundit mirëpriti nismën e autoriteteve lokale në qytetin shumicë të Ulqinit për të ndërtuar një monument të Skënderbeut, në vazhdim të komentit se ai ishte një “hero i madh dhe i famshëm – një serb i lindur”. Përfaqësuesi i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeljoshaj u tha mediave vendase se ky ështe “një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve”.
Historia e Ballkanit e ndërtuar më së shumti nga lobimet e dikurshme dhe botimet në perëndim ka qenë vazhdimisht e përfshirë në diskutime se kujt i takojnë jo vetëm Skënderbeu, por edhe legjendat e mitet e ngjashme në Ballkan. Një nga figurat më të debatuara dhe shumë më pranë në kohë, e vetedaklaruar për përkatësinë e saj të origjinës, është edhe Nënë Tereza.
Historiografia shqiptare që e ka marrë vazhdimisht të mirëqenë deklarimin e origjinës si të Skënderbeut, ashtu edhe të figurave të tjera, nuk është artikuluar aktive në paraqitjen e tezave historike ose të ndajë qëndrimet e saj shkencore nga tezat që përdoren nëpër Ballkan për të zvogëluar ose shtrembëruar kontributet shqiptare historike, mbi të cilat kombet e tjera në Ballkan kanë ndërtuar të drejta historike. Rreth 600 libra janë shkruar mbi Skënderbeun, princin e Krujës. Artistë nga më të shquarit i kanë kushtuar vepra si opera Skënderbeu e Vivaldit, i njëjti autor që gdhendi muzikalisht Stinët e vitit. Vepra e Shkodranit Marin Barleti u përkthye në 40 gjuhë duke nisur që nga vitet kur shtypshkronja sapo i ishte prezantuar njerëzimit. Habia e perëndimit e vazhduar me shekuj, për një vepër që nuk ka dyshim se është ushtruar në mesin e Shqipërisë madje deri në Itali për të mbrojtur Mbretin e Napolit, i bën të përjetohen si qesharake pretendimet mbi origjinë tjetër të Skënderbeut duke e ngritur këtë çështje në nivele politike edhe kur palët janë dakort për monumentin.
Po partive politike shqiptare të Malit të Zi, iu duhet vërtetë të angazhohen politikisht që të tregojnë se Heroi Kombëtar i shqiptarëve që bashkoi rezistencat antiosmane, kishte për flamur të njëjtin që mbajnë sot shqiptarët me shqiponjën perandorake të bizantit me dy kokë dhe se iniciativa nuk duhet të trembë organizatat pro-serbe dhe historianë lokalë se monumenti mund të shihet si “duke shënuar territorin shqiptar” brenda Mali i Zi.
Tashmë është bërë publike që diaspora shqiptare do të financojë ndërtimin e monumentit dhe se dizajni paraprak është i plotë bashkë me lejen nga Ministria e Kulturës për monumentin.
Iniciativa për të ndërtuar një monument të Skënderbeut në një qytet tjetër shqiptar, Tuzi, pranë kryeqytetit Podgoricë, nxiti gjithashtu një debat të ashpër në prill.

Sicred