KRYEFAQJA » LAJME » Ulja e tempereturave kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës Kukës
reshjet e para te bores ne kukes

Ulja e tempereturave kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës Kukës

Ulja e tempereturave këtë të shtunë ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në rrethinat e qytetit të Kukësit në afërsi të doganës së Morinës. Kjo dëborë ishte e papritur por banorët e Kukësit i kanë marë masat prej kohësh.  Në të gjitha fshatrat e kukësit në lartësinë e 400 metrave mbi nivelin e detit bora ka shtruar 10 centimetër.  Reshjet e borës siç raportojnë edhe kolegët e Radio Kukësit vazhdojnë të bien ende edhe pse jo më me intensitetin e mesnatës.  Edhe pse mund të duket e parakohshme, kjo borë është sinjal i një stine dimri të acartë, e që në verilindje zbret më herët se në zonat e tjera. Pothuajse e gjithë Shqipëria mbrëmjen që lamë pas por edhe ditën e sotme është pushtuar prej një moti me reshje të dendura.