KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ulja e kredive me probleme, një tjetër paketë masash nga BSH

Ulja e kredive me probleme, një tjetër paketë masash nga BSH

Dy vjet pas planit kombëtar për uljen e kredive me probleme, Banka e Shqipërisë vjen me një tjetër paketë masash për uljen e këtij portofoli. Në strategjinë afatmesme të zhvillimit për periudhën 2018-2020, Banka Qendrore lajmëron se brenda këtij viti do të hartohet “Tirana Approach” një paketë e re masash në kuadër të reduktimit të kredive të këqija. Po ashtu, në dokument Banka e Shqipërisë ka shtyrë për në tremujorin e fundit të këtij viti, një nga masat më të rëndësishme të planit kombëtar që do të niste zbatimin në fillim të janarit, dhënien e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Aktualisht niveli i kredive me probleme është ulur në 14.3%, si rezultat i planit kombëtar të masave që nisi zbatimin në vitin 2015. Kreditë e këqija shënuan kulmin në shtator të 2014-ës kur cekën nivelin 25 %. Me ndihmën e Fondit Monetar, qeveria dhe Banka e Shqipërisë miratuan një plan të përgjithshëm kombëtar për të ulur këtë portofol problematik që vlerësohej si një nga ngërçet më të mëdha për ekonominë.

Sicred