KRYEFAQJA » LAJME » Ulet çmimi i energjisë për institucionet fetare
Bashkëjetesa e feve dhe besimeve në Shqipëri në vëmendje të OKB-së

Ulet çmimi i energjisë për institucionet fetare

Institucionet fetare në Shqipëri do ta paguajnë konsumin e energjisë elektrike me një tarifë të re. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe Gazit ka vendosur, vetëm për këta konsumatorë, uljen e çmimit të energjisë me rreth 32 për qind të çmimit aktual. Vendimi është marrë nga Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë dhe Gazit, në përgjigje të kërkesës së bërë nga vetë Komiteti Shtetëror i Kulteve.
Sipas vendimit, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti dhe dëri në 31 dhjetor konsumi i energjisë në të gjitha objektet e kultit do të paguhet me çmimin 9,5 lekë për kilovatorë nga 14 lekë për kilovatorë që kanë paguar deri tani.
Kjo është ulja e parë e çmimit që bëhet për produktin energji elektrike pas rivendosjes së çmimeve të reja të energjisë elektrike në vitin 2014.
Ka qënë Komiteti Shtetëror i Kulteve që në muajin shtator 2016 i ka kërkuar ERE ndryshimin e tarifës së energjisë elektrike për objektet e kultit. Kërkesa është përsëritur nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. Këto kërkesa dhe deklarimi public i kreut të qeverisë, duket se kanë gjetur mbështetjen edhe të Komisioneve Kuvendore të Ekonomisë dhe të Veprimtarive Prodhuesve, që i kanë miratuar këto kërkesa në dhjetor të 2016-ës.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është urdhëruar që të faturojë me 32 për qind më pak të tarifës ekzistuese konsumin e energjisë elektrike për të gjitha bashkësitë fetare, duke filluar nga ky muaj.

Sicred