KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç bisedon me Zaev, ulen tensionet mes dy vendeve
Vuçiç bisedon me Zaev, ulen tensionet mes dy vendeve

Vuçiç bisedon me Zaev, ulen tensionet mes dy vendeve

Tensionet mes Maqedonisë dhe Serbisë duket se po ulen, pas bisedës telefonike që presidenti serb Aleksandër Vuçiç zhvilloi dje me kryeministrin maqedonas Zaev. Sipas agjencisë se lajmeve maqedonase Mia, Vuçiç dhe Zaev ranë dakord për zgjidhjen përmes diaologut të cdo mosmarrëveshjeje në marrëdhëniet e ndërsjellta. Gjatë ditës së sotme, presidenti serb priti ambasadoren e maqedonisë në Beograd, për të diskutar tensionet diplomatike të cilat çuan në tërheqjen e diplomatëve serbë nga Maqedonia javën e shkuar. Sipas ministrisë së jashtme serbe, sot është nisur për në Shkup stafi diplomatik i ambasadës, ndërsa ambasadorja serbe Dushana Divjak Tomiç do të kthehet në kryeqytetin maqedonas në datën 31 gusht. Sipas së njëjtës ministri, edhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç do të takohet nesër me homologun e tij maqedonas në Nish. Përmes dialogut, ata do të fillojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura, me qëllim avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe shteteve, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme të republikës së Serbisë.

Sicred