KRYEFAQJA » LAJME » Ulen temperaturat, ngricat rrezik në rrugët e veriut

Ulen temperaturat, ngricat rrezik në rrugët e veriut

Pas reshjeve intesive të dëborës në veri e verilindje të vendit, dita e sotme është paraqitur më shumë e normalizuar edhe pse temperaturat e ulta nën zero kanë sjellë ngrica e mot të ftohtë.
Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët të shiut e dëborës mbi 800 m lartësi. Qarkullimi rrugor, por edhe ai këmbësor në këtë qark është bërë i rrezikshëm për shkak të shtresave të akullit të cilat kanë mbuluar të gjithë territorin. “Rruga e Kombit” një prej nyjeve më të rëndësishme në vend është e kalueshme pa problem ndërsa i gjithë territori në zonat periferike si të Kukësit apo edhe Tropojës, janë të mbuluara nga dëbora e ngrirë. Pjesërisht shumica e akseve rrugore mund të përshkohen me automjete pa zinxhirë duke përjashtuar aksin rrugor nacional Kolsh-Q.Shllak segmenti Mali i Zi-Q.Shllak. Në rajonin e Valbonës ka patur rënie të orteqeve, por pas ndërhyrjes së firmave kontraktore aksi është bërë i kalueshëm. Mbeten të bllokuara Arrëni si dhe fshatrat e thella të bashkive Kukës, Tropojë e Has.
Gjendja në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet në përgjithësi normale përveç situatës në njësitë administrative Malore ku vazhdon rënia e bores. Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit.
Rruga për në fshatin Bruçaj e Pult është e bllokuar. Po ashtu të bllokuara janë edhe rruga e fshatit Mazrek dhe Shpor të Gurit tëi Zi. Furnizimi me energji elektrike paraqitet normal përveç ndërprerjes se përhershme në disa fshatra të Pultit. Nuk ka patur raste të emergjencave mjekësore për ditën e sotme.
Një problem në këtë rajon mbetet edhe menaxhimi i digave të hidrocentraleve ku pritet që në këto basene të ketë prurje të mëdha për shkak të rreshjeve. Kjo situatë mund të sjellë shkarkime të mundëshme nga hidrocentralet, të cilat mund të krijojnë probleme në disa fshatra Gurit të Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër.
Në Korçë situata e motit është normalizuar. Pas 5 ditesh pika turistike e Dardhës kalohet pa problem teksa prej ditësh ka qënë e kalueshme vetëm me zinxhirë dhe me shume veshtiresi. Te gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa problem. Përgjatë natës kanë nisur reshjet e shiut ndërsa temperaturat janë rritur disa gradë. Problem mbeten zonat e thella siç është Lekasi në Korçë, Trebinja dhe zona e Mokrës në Pogradec ku trashësia e dëborës arriti mbi 60 cm.

Sicred