KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ulen qepenat, nis protesta e tregëtarëve të vegjël
Ulen qepenat, nis protesta e tregëtarëve të vegjël

Ulen qepenat, nis protesta e tregëtarëve të vegjël

Në tregjet e Tiranës, tregëtarët e vegjël kanë filluar të ulin qepenat e dyqaneve në shenjë proteste ndaj përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së nga qeveria prej 1 prillit. Protesta ka nisur nga ora 11:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 12:00. Tregëtarët thonë se përfshirja në këtë skemë do të thotë një rrënim i mëtejshëm i tyre. Në mbështetje të tyre ka dalë opozita e cila ka bërë thirrje për pjesmarrje masive, ndërsa thotë se do të jetë në krah të tregëtarëve në të gjitha instancat.
Nga ana e saj qeveria këmbëngul se kjo masë synon t’i japi fund spekulimeve dhe evazionit fiskal ne vend, veçanërisht tek biznesi i madh. Pak para fillimit të protestës ministri i fnancave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj tha se “Qëllimi është fokusi tek biznesi i madh, qartësia e transkasionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH”. Me tone të ashpra zoti Ahmetaj tha se kjo masë nuk ka kosto për biznesin e vogël dhe as rritje çmimesh. “Gënjejnë kur thonë se do të rritet kosto. Kemi pyetur, kemi bërë anketa dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen janë 15 mijë lekë në vit, që janë të zbritshme. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet dhe fakti që jemi në prill dhe çmimet nuk janë rritur e tregon këtë” tha ministri. Por sipas tregëtarëve shpenzimet e tyre rriten nga 1-3 milion lekë në vit.

Sicred