KRYEFAQJA » LAJME » Reforma e ujit, përfundon afati për abonentët familjar

Reforma e ujit, përfundon afati për abonentët familjar

UKT nis sot kontrollet tek abontët familjar për të verifikuar lidhjet e furnizimit me ujë. Deri tani ata kishin mundësi të legalizonin në mënyrë vullnetare marrëdhënien me ujësjellësin. Nëndrejtoresha e përgjithshme e UKT-së Evis Gjebrea thotë se muaji shkurt pati fluks qytetarësh që u drejtuan në sportelet e UKT-së për të lidhur kontrata, për t’u pajisur me ujëmates apo për të përfituar nga lehtësitë për shlyerjen e debive. Ndërsa afati i vetdeklarimit për bizneset përfundoi një muaj më parë. Gjatë 4 javëve të fundit UKT ka kryer kontrolle tek bizneset, duke çuar për ndjekje penale edhe rastet e konstatuara me shkelje. Ndërkohë familjet në nevojë, siç përcakton vendimi i këshillit të ministrave do të subvencionohet sa i përket vendosjes së matësave të rinj.

Sicred