KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukraine, arrestohet sërish Sakashvili

Ukraine, arrestohet sërish Sakashvili

Policia ukrainase riarrestoi dje ish presidentin e Gjeorgjisë Mikael Sakashvili, pasi një perpjekje e ngjashme për ndalimin e personit që konsiderohet si armik I presidentit Petro Poroshenko kishte dështuar më aprë. Prokurori I përgjithshqëm ukrainas u shpreh se 49 vjecari Sakashvili, u arrestua bazuar mbi akuzat se ishte përpjekur të vinte në jetë një grusht shteti të sponsorizuar nga Rusia. Ndërkohë, rreth 100 mbështetës së Sakashvilimit, njeriu që ia arriti të nxirrte Gjeorgjinë nga orbita e Rusisë përmes revolucionit të 2003-it, u mboldhën para stacionin policor ky mbahej I ndaluar ish presidenti gjeorgjian, duke bërtitur “turp”. Këshillitari I ministrit të brendshëm ukrainas u shpreh se gjykata kishte 72 orë për të vendosur nëse ndaj tij do të merret masa e arrestit me burg. Zoti Sakashvilli u tërhoq zvarrë nga shtëpia e tij në Kiev dhe u arrestua të martën që la pas. Por ai u lirua nga  turma e mbështësve që u përplas me policinë. Sashvilli po drejton një fushatë kundër korrupsionit në Urkainë, ndërsa I ka bërë thirrje presidentit Petro Poroshenko, të dorëhiqet pasi ka dështuar në luftën kundër korrupsionit

Sicred