KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ukcamaj sjell “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”

Ukcamaj sjell “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”

A janë shqiptarët ndër popujt më perendimor në Evropën Lindore? Kësaj, por edhe pyetjeve të tjera, publicisti dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Bardhyl Ukcamaj është përpjekur t’ju japë përgjigje në librin e tij “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”, promovimi i të cilit u bë të hënën në mbrëmje në Tiranë.
Në librin të cili ja dedikon një prej figurave të shquara të klerit franceskan At Zef Pllumi, Ukcamaj thotë se ka përdorur dhe shumë dokumenta autentike. “Historia jonë ofron disa shembuj të jashtëzakonshëm që asnjë prej kombeve të Ballkanit nuk i ofron. Vetëm të mendojmë se në kohët e errëta të diktaturës, një prift katolik, në një fshat të Shqipërisë, guxoi të ngrinte meshë me rastin e vrasjes së presidentit amerikan dhe ky prift sot është kardinali i Shqipërisë, tregon se dashuri shqiptaro-amerikane ka egzistuar në dimrin më të ashpër të diktaturës komuniste” tha zoti Ukcama.
Profesor Mark Marku nuk heziton ta konsiderojë librin e zotit Ukcamaj si një kontribut të vlefshem historik dhe kulturor. “Ai ka të bëjë me identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe raportin e këtij identiteti me identitetin europian” tha ai.
Libri “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor” është një përpjekje disavjeçare e autorit për të kuptuar rolin që Krishterimi ka në kulturën tonë kombëtare dhe vendin që zë në kulturën perëndimore.

Sicred