KRYEFAQJA » LAJME » Uji “Spring”; Produkti i parë shqiptar që mban logon e Objektivit 3 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së
Uji "Spring"; Produkti i parë shqiptar që mban logon e Objektivit 3 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së

Uji “Spring”; Produkti i parë shqiptar që mban logon e Objektivit 3 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së

Uji Spring bëhet produkti i parë shqiptar që përzgjidhet për të mbajtur logon e Objektivit 3 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së. Janë 20 milionë shishe uji Spring, që do të mbajnë logon e këtij Objektivi, që synon që gjatë një fushate 6 – mujore, të rrisë ndërgjegjësimin mbi jetën e shëndetshme dhe mirëqenien edhe në Shqipëri. Përfaqësuesi i OKB-së u shpreh kështu: “Kombet e Bashkuara janë krenare të bashkëpunojnë me Agna Group për një nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat përfaqësojnë një axhendë ambicioze zhvillimi për të gjithë botën.Objektiva që nuk mund të zbatohen pa pasur mbështetjen e sektorit privat. Agna po jep një shembull të rëndësishëm për komunitetet e biznesit në Shqipëri e jo vetëm, se si të çohen përpara këto objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm mbi shëndetin, mjedisin. Uji është një prej gjërave thelbësore që kemi nevojë për të qenë të shëndetshëm.” Uji Spring merret nga burimet e Nepravishtës e prodhohet në fabrikën Glina në Gjirokastër, që prej vitit 2008. Përveç parametrave ekologjikë të paketimit, uji është i çertifikuar për cilësinë e tij sipas standardeve më të larta të Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve.

Sicred