KRYEFAQJA » LAJME » Ujërat e zeza notojnë në liqenin e Prespës
liqeni_i_prespes, Ujërat e zeza, notojnë në liqenin e Prespës

Ujërat e zeza notojnë në liqenin e Prespës

Bashkia e Pustecit është e përbërë nga 9 fshatra. Për shkak të mungesës së kanalizimeve në 7 fshatra, banorët janë të detyruar që ujërat e zeza t’i derdhin në Liqenin e Prespës. Ndotja e Liqenit të Prespës nga depozitimi i ujërave të zeza mbetet problem shqetësues për banorët e kësaj zone të shpallur Park Kombëtar : Në liqen shkojnë njerëz të ndryshëm dhe një pjesë e mirë e tyre i lëshojnë mbeturinat ku t’iu vijë për mbarë. Kjo është situatë shumë shqetësuese. Ajo çka është më e keqja është se ujërat rrjedhin në liqen. Kjo është katastrofë. Nuk durohet as nga ne banorët e aq më pak nga turistat që vijnë për të kryer pushimet. Gjithë fshati Goricë e Vogël, furnizohet me ujë të pijshëm nga liqeni, ku derdhen ujërat e zeza. Këtu marrim ujë për të pirë dhe analiza nuk ka bërë kush, për të parë a është i pijshëm apo jo. Keni bërë kërkesë në bashki dhe asnjë zgjidhje nuk kemi patur.” Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nisi punën për pastrimin gropave septike dhe pastrimin e liqenit nga mbetjet e ngurta: “Në të gjithë territorin e vendit kjo është një nga problematikat kryesore dhe është një nga dy gjërat kryesore ku ne duam të konsistojmë, bashkë me liqenin.” E ndërsa synohet që Prespa të bëhet pjesë e intenerarit turistik të zonës së Korçës, ende nuk ka një afat, se kur do zgjidhet problemi kryesor që pengon këtë, rrjeti i kanalizimeve në 7 fshatra të Bashkisë Pustec.