KRYEFAQJA » LAJME » Ujërat e zeza në Gjirokastër ndotin Lumin Drino

Ujërat e zeza në Gjirokastër ndotin Lumin Drino

Ujërat e zeza të Gjirokastrës prej vitësh derdhen në lumin Drino . Pasojat janë të dukshme. Ndotje, aroma kundërmuese dhe mikrobe vrastare kudo. Nuk do të mjaftonin vetëm ujrat e zeza por edhe mbetjet urbane që hidhen brigjeve të këtij lumi e pasurojnë panoramën e ndotjes. Banorët kërkojnë ndihmë prej autoriteteve për shërimin e kësaj situate. Për specialistët shkalla e ndotjes mjedisore dhe pergjate shtratit te lumit Drino vazhdon te jete shume here me e larte se normat e lejuara. Sipas specialistëve të Shëndetit, larja e banorëve në ujërat e ndotura të lumit mund të shkaktoje infeksione në lëkurë, vesh apo probleme të tjera përsa i përket sëmundjeve infektive. Të mos të mendojmë pastaj se me këtë ujë vaditen produktet bujqësore që shkojnë në tryezat e Gjirokastritëve. Dikur Lumi Drino, kryesisht në fundjavë prej vitesh frekuentohej nga çdo moshe. Të njëjtën gjendje e hasim edhe përanës brigjeve të lumit Osum. Fabikat e regjies së lëkurave, ujërat e zeza, hedhurinat e ndryshme, mbetje plastike e organike kanë pushtuar gjithandej mushkërinë e qytetit. Pavarësisht pasqyrimit të kronikave e reportazheve të shumta që televizioni publik ka sjellë për situatën e ndotjes së lumenjëve në vend, asnjë reflektim dhe reagim nuk ka patur prej institucioneve lokale dhe qëndrore.