KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uejn Runi, 18 sekondat e çmendura amerikane
Uejn Runi, 18 sekondat e çmendura amerikane

Uejn Runi, 18 sekondat e çmendura amerikane

Ai mund të jetë 32 vjeç tashmë dhe mund të jetë zhvendosur në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, për të përfituar sa më tepër financiarisht nga vitet e fundit të karrierës së tij.
Por Uejn Runi dëshmoi të dielën në mbrëmje se nuk ka humbur asgjë nga karakteri dhe loja e tij, duke dhuruar gjithçka në 18 sekonda të çmendura për skuadrën e tij, DC Junajtid. Me shifrat e barabarta në 2-2 me Orlando Sitin në minutën e 95-të dhe me një goditje këndi që nuk shkoi siç duhet, Uejn Runi bëri një vrapim të jashtëzakonshëm drejt gjysmëfushës së vet dhe i rrëmben topin kundërshtarit Uill Xhonson teksa porta e skuadrës së anglezit ishte e boshatisur, pa portier. Më pas, ai jep një pasim të gjatë për shokun e tij të skuadrës, Luçiano Akosta, i cili shënoi golin e fitores së DC Junajtid në minutën e 96-të.
Duke folur pas ndeshjes, Runi tha se këto janë nga ato fitoret që të shijonë më tepër, ndërsa zbuloi edhe një hollësi interesante mbi këtë episod. “Të jem i sinqertë, e mendova këtë skenar para se të ekzekutohej goditja e këndit, – tha golashënuesi më i mirë i përfaqësueses angleze. – Unë zakonisht rri brenda zone gjatë këndoreve, por këtë herë ndenja larg, sepse para një parandjenjë që mund të ndodhte kështu. E kam parë edhe më parë në futboll këtë dhe vetëm shpresoja që ai të mos godiste menjëherë dhe ai kështu bëri, prandaj nuk prita më”, – përfundoi Uejn Runi.

Sicred