KRYEFAQJA » LAJME » UEFA shpërblen klubet, futbollistët e të cilëve morrën pjesë në Euro 2016
UEFA dënon Skënderbeun

UEFA shpërblen klubet, futbollistët e të cilëve morrën pjesë në Euro 2016

UEFA shpërblen me mijëra euro 641 klubet e futbollit nga e gjithë Evropa, futbollistët e të cilëve morën pjesë me kombëtaret përkatëse në eliminatoret dhe finalet e kampionatit Evropian “Francë 2016”. Midis këtyre janë shpërblyer edhe katër klubet e kategorisë superiore në Shqipëri. Bëhet fjalë për Skënderbeun, Partizanin, Flamurtarin dhe Tiranën, skuadra të cilat kishin futbollistë që u grumbulluan dhe luajtën me ekipin kombëtar gjatë ndeshjeve eliminatore dhe ato finale të EURO 2016. Sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, Partizani është klubi që ka përfituar më shumë, 129 mijë e 103 euro. Më pas vjen Skënderbeu me 119 mijë e 945 euro, Tirana me 46 mijë 122 euro dhe Flamurtari me 37 mijë e 756 euro. Fondi I UEFA-s në total për 641 klube nga 54 federatat pjesemarrese ishte 150 milionë euro, 100 për fazën finale në Francë dhe 50 për kualifikueset.

Sicred