KRYEFAQJA » LAJME » UEFA, projekton organizimin e një turneu të tretë

UEFA, projekton organizimin e një turneu të tretë

Më tepër veprimtari, më tepër skuadra pjesëmarrëse, më tepër të ardhura nga e drejta televizivie dhe marketingu dhe më tepër para për t’u ndarë, natyrisht, duke nisur nga të mëdhenjtë, por duke vijuar me më të vegjëlit. Duket se ky parim e ka çuar UEFA-n drejt idesë për të organizuar një turne të tretë. Përveç Ligës së Kampionëve dhe Ligës të Evropës, organizmi që qeveris futbollin kontinental po mendon të zhvillojë një veprimtari që mund të ofrojë më tepër mundësi për klubet e vendeve të vogla. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pas mbledhes së Shoqatës të Klubeve Evropiane. “Jemi në pritje të aprovimit përfundimtar nga UEFA për veprimtarinë e tretë, duke e çuar në 96 numrin e përgjithshëm të skuadrave pjesëmarrëse në Evropë”, – ka thënë ai, i cituar nga mediat italiane. “E gjitha kjo duke nisur nga sezoni 2021-2022. Duhet bërë një vlerësim i kalendarit ndërkombëtar përpara e të miratohet modeli i ri pas vitit 2024”, – sqaroi më tej Anjeli. Ky turne pritet t’u japë mundësi vendeve të vogla të përfaqësohen  në fazën finale të turneve evropiane. Dy veprimtaritë e tjera dominohen nga klubet e 5 kampionateve më të forta të Evropës dhe ky organizim i tretë pritet të sjellë më shumë të ardhura për klubeve e vendeve të vogla. Ndarja e turneve pritet të jetë: Liga e Kampionëve 32 skuadra, Liga e Evropës nga 48 në 32 dhe veprimtaria e re 32. Një version i mundshëm është që UEFA të rikthejë pas thuajse 20 vjetësh, ish-Kupën e Kupave të Evropës.

Sicred