KRYEFAQJA » LAJME » UEFA ndryshon rregullin e golit në fushë kundërshtare

UEFA ndryshon rregullin e golit në fushë kundërshtare

UEFA ka vendosur të ndryshojë rregullin e golit në fushë në kundërshtare në veprimtaritë evropiane. Pas takimit klasik me trajnerët e klubeve të mëdha evropiane, sekretari i përgjithshëm I UEFA-s, Giorgio Marchetti ka deklaruar: “Trajnerët mendojnë se rregulli duhet riparë dhe ne këtë do të  bëjmë. Sipas këndvështrimit të tyre, të shënosh në fushë kundërshtare, sot është më e vështirë se sa në të kaluarën”. Në mbledhje ishin prezent, Mourinjo, Tushel, Lopetegi, Alegri, Anceloti etj. Të gjithë ishin të të njëjtit mendim, që rregulli i golit në fushë kundërshtare është antiproduktiv, sepse i shtyn skuadra që të sulmojnë më shumë kur luajnë jashtë fushës së tyre dhe ata që luajnë në fushën e tyre të mbrohen. Goli me vlerë të dyfishtë jashtë fushe, u aplikua në Ligën e Kampioneve në 1965 si alternativë për të mos përsëritur ndeshjet ose të vendoseshin me short. Gjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta sfidat e rëndësishme të vendosura nga goli i shënuar në fushë kundërshtare. E fundit ka qenë ajo Barcellona-Roma, me verdhekuqtë që fituan 3-0 në  Olimpico pas humbjes 4-1 të pësuar në Camp Nou. Një tjetër propozim i dhënë nga trajnerët e klubeve evropiane, ishte përfundimi në të njëjtën ditë i merkatos në të gjithë kampionatet evropiane.

Sicred