KRYEFAQJA » LAJME » Udhëzimet për pranimet në Universitet

Udhëzimet për pranimet në Universitet

Pas problematikave të shfaqura një vit më parë në lidhje me skemën e pranimeve në universitet, ku shumë student u penalizuan, duke mos fituar degët që kërkonin Ministria e Arsimit nëpërmjet udhëzimi të ri ka vendosur të lehtësoje këto proçedura. Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi në një dalje publike për media ka sqaruar se maturantët do ti nënshtrohen proçesit të aplikimit nga dt 20-29 Korrik ndërsa regjistrimi i tyre do të nise në fund të muajit Gusht. “I gjithë proçesi i regjistrimeve do të filloje me 29 gusht. Në momentin kur aplikanti është shpallur fitues dhe duke parë edhe pozicionin e tij në portal është shënuar me atë ngjyrën jeshile, ai menjëherë dhe sigurisht është edhe vullneti i tij domethënë e do këtë program studimi mund të shkoje pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin përkatës të bëjë regjistrimi e duhur. Për ktë ai ka një afat vetëm 48 orë”. Raundi i parë do të zgjase 14 ditë, e më pas panorama e plotë për vendet boshe do të krijoje mundësinë për vijimin e fazave të tjera. Këtë vit ndryshe nga i kaluari fituesve do tu jepet mundësia të çregjistrohen për të zgjedhur programin e studimit që preferojnë më shumë. “Është e drejta e tyre që ata të kryejnë një çregjistrim. Do shumë kujdes ky proçes dhe e kupton që ka goxha shanse në një program tjetër atëherë ai duhet të kryeje proçesin e çregjistrimin pasi nuk lejohet që të të jetë në dy programe studimi dhe më pas të presë raundin e dytë që të kryeje regjistrimin” shtoi zonja Vrapi.Për shkak të caktimit të datës së zgjedhjeve me 25 Qershor, Ministria e Arsimit ka ndryshuar një nga datat e provimit të matures. Duke qënë se ambientet e shkollave shërbejnë si qendra votimi, MAS ka vendosur që provimet me zgjedhje të zhvillohen me 23 Qershor.

Sicred