KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Udhëtim në kohë me centaurët e Viktor Ferrajt

Udhëtim në kohë me centaurët e Viktor Ferrajt

Pikturat dhe skulpturat e tij janë si një udhëtim në kohë. 17 punime nën titullin “Centaur” në qeramikë dhe pikturë janë instrumentet që artisti Viktor Ferraj ka zgjedhur për të përcjellë etjen e tij për të lënë një dëshmi.
Ferraj i vendos punimet e tij në një komunikim eternal përtej mediumit dhe ka zgjedhur që edhe në këtë ekspozitë në Shqipëri, të alternojë punimet në telajo dhe skulpturën, çka për shumë vite e ka praktikuar edhe në Itali ku jetonte. “Duke i parë këto jo thjeshtë si çështje gjinie ose shprehje gjinije e diçkaje, por shprehja e një ideje që shprehet në mënyrë integrale vetëm në këtë lloj mënyre” thotë Ferraj. “Është zgjedhur ideja e centaurit sepse ai është ideja e simbiozës. Në antikitet ka shprehur lidhjen me natyrën, sot ky konteks ka ndryshuar” vazhdon spegimin ai.
Artisti thotë se si mediumet janë thjesht një mënyrë për tu shprehur dhe secili ka codex-in e tij. Por teksa piktura është një lloj tregimi apo filmi i shkurtër, narrativa e skulpturës dhe në veçanti e qeramikës ndalet tek ngurtësimi i një gjendje shpirtërore të caktuar. “Qeramika është një nga gjinitë më të vjetra, ka lindur me njeriun që kur ai filloi të gërmonte dheun” thotë artisti Viktor Ferraj. Sipas tij të shprehësh diçka aktuale me diçka antike është një lloj paradoksi, por edhe një lloj sfide. “Por për mua është kryesore, një lloj përjetësie” thotë artisti.
Në këtë ekspozitë në galerinë e Universitetit të Arteve, artisti ka zgjedhur të prezantohet me 17 punime që bëhen bashkë me gjuhën e mesjetës për të sjellë një koncept modern për jetën në periudhën e konsumit, ku njeriu largohet me natyrën, por përpihet nga teknologjia dhe shpikjet.

Sicred