KRYEFAQJA » LAJME » Udhëtim falas për të gjithë tifozët me bileta në Rusi 2018
"Rusi 2018" Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për përballjen

Udhëtim falas për të gjithë tifozët me bileta në Rusi 2018

Rusia është duke u përgatitur për të mbajtur Kupën e Botës për herë të parë duke u përballur me detyrën heroike të çrrënjosjes së racizmit dhe huliganizmit dhe shmangies së kërcënimit nga një sulm terrorist. Janë në lojë rreth 9.6 miliard euro të cilat pritet të qarkullojnë në qytetet ruse gjatë ditëve të botërorit, përfitime këto që vijnë nga stadiumet dhe hotelet. Për të krijuar një tjetër lehtësi për të gjithë personat që kanë bileta për të parë ndeshjet e botërorit rusi 2018, komiteti drejtues i këtij aktiviteti ka vendosur të shpërndajë kartat e identifikimit të Fan nga e cila do të përfitojnë udhëtim falas të gjithë ata që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin për të ndjekur ndeshjet. Kështu në Moskë është inauguruar linja e trenave elektrikë të posaçëm për Kupën e Botës. I pari nga treni ka zbritur maskoti i Rusi 2018. Më pas të gjithë kanë ndjekur në videoprojektor imazhe të ndryshme të ofruara nga organizatorët e Kupës së Botës Rusi 2018.

Sicred