KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Udhëheqësi i talebanëve thirrje SHBA-ve për bisedime
Udhëheqësi i talebanëve thirrje SHBA-ve për bisedime

Udhëheqësi i talebanëve thirrje SHBA-ve për bisedime

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Akhundzada, ripërsëriti thirrjen për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës. Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtetuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA. “Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Akhundzadas, dërguar gazetarëve. Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane. Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë kohës së Bajramit, ndonëse të martën në mesazhin e tij, udhëheqësi i grupit nuk iu referua armëpushimit të kufizuar.

Sicred