KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uashingtoni në pritje të çeljes së luleve të famshme të qershive

Uashingtoni në pritje të çeljes së luleve të famshme të qershive

Çdo vit në pranverë qindra mijëra njerëz dynden në Uashington për të parë lulëzimin e qershive. Sythet e pemëve mund t’i mbijetojnë temperaturave të ftohta, por kanë nevojë për ditë të ngrohta për të shpërthyer në lule të bardha ose rozë. Për shkak të luhatjes së temperaturave të pranverës, nuk është gjithmonë e lehtë të parashikohet se kur do të lulëzojnë pemët. Duket se këtë vit, lulet mund të çelin pak më herët se zakonisht. Është e vështirë ta dallosh tani, por së shpejti këto pemë qershie, sikurse çdo vit, do të lulëzojnë në një shfaqje të jashtëzakonshme ngjyrash. Shërbimi i Parkut Kombëtar parashikoi fillimisht se piku i lulëzimit do të ndodhte në mes të marsit. Por rritja e sythave është ngadalësuar për shkak të temperaturave të ftohta jo të zakonshme për sezonin. Ndaj dhe Shërbimi i Parkut e ka korigjuar parashikimin duke përcaktuar datat prej 27 deri më 31 mars. Kur kjo të ndodhë do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për t’u parë. Ata që preferojnë një pamje më të shtrirë, mund ta bëjnë këtë nëpërmjet një udhëtimi me anije taksi në lumit Potomak. Lulëzimi i qershive zgjat për një kohë të shkurtër, minimumi 2 ditë dhe maksimumi dy javë.

Sicred