KRYEFAQJA » LAJME » U21, ndaj Irlandës, sfida për kualifikimin
Ylber Ramadani, dhe Emanuele Ndoi

U21, ndaj Irlandës, sfida për kualifikimin

Të premten kombëtarja shqiptare U21 do të luajë me Irlandën e Veriut, një sfidë të cilën kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi duan ta fitojnë. Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoi, dy nga futbollistët e kombëtares U21 në konferencën për shtyp të së mërkurës janë shprehur se duan fitoren në mënyrë që të kapin vendin e dytë në grup për t’u kualifikuar për më tej. Të dy futbollistët janë thirrur edhe në kombëtaren A të drejtuar nga Kristian Panuçi. Por Ndoi nuk mundi të shkojë më parë për shkak dëmtimi. Ndërsa Ramadani e quan nder për çdo lojtar të luajë qoftë edhe një minutë me kombëtaren A. Për dy futbollistët e rinj, çdo ndeshje duhet vlerësuar dhe është test më vete edhe për ata vetë. Ndeshja Shqipëri-Irlandë e Veriut luhet të premten në datën 10 tetor në orën 18.00 në stadiumin Selman Stërmasi.

Sicred