KRYEFAQJA » LAJME » U16, Kombëtarja në San Marino
U16, Kombëtarja në San Marino

U16, Kombëtarja në San Marino

Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshën U16 po bën një paraqitje të mirë në turneun “UEFA DEVELOPMENT U16” që po zhvillohet në San marino. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, kanë fituar 2-0 me Armeninë në ndeshjen e dytë, të luajtur në “Montecchio Stadium” të San Marinos. Futbollistët tanë kanë zhvilluar një lojë të mirë, të cilën e kanë konkretizuar me gol në 28′, të realizuar nga Sulovari. Edhe në 45 minutat e dyta epërsia e kuqezinjve ka qenë e dukshme teksa ka ardhur edhe goli i dytë. Në 78′ Kotrri dyfishon shifrat. Trajneri Mustedanagiç i ka besuar këtij formacioni për ndeshjen kundër Armenisë. Shehu, Zaimi, Smajlaj, Papa, Sulovari, Stafa, Molla, Kuqi, Llapi, Gjini, Cahani. Në ndeshjen e parë Shqipëria ka luajtur me Italinë, të cilën e ka fituar pas goditjeve të 11-metërshave, 4-3, ndërsa koha e rregullt e ndeshjes është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Në ndeshjen e fundit, kombëtarja jonë u16 do të ndeshet me San Marinon.

Sicred