KRYEFAQJA » LAJME » Bota » U helmua bashkë me të atin, del nga spitali e bija e ish-spiunit rus Skripal

U helmua bashkë me të atin, del nga spitali e bija e ish-spiunit rus Skripal

Julia Skripal, e bija e ish spiunit rus, Sergei Skripal, e cila u helmua bashkë me të atin në datën 4 mars, ka dalë nga spitali. 33 vjeçarja është dërguar në një strehë të sigurt. Babai i saj, Sergej, vijon të jetë në spital, por sipas mjekëve, ai po përmirësohet dita ditës. Sergei dhe Julia u dërguan në spital në datën katër mars pasi u ekspozuan ndaj agjentit nervor toksik që quhet Novicok dhe që zhvillohej në ish-bashkimin sovjetik. Ata u gjetën pa ndjenja në një stol parku në qendër të Salisburit. Incidenti përshkallëzoi tensionet mes perëndimit dhe Rusisë, pasi Britania e madhe bëri përgjegjëse rusinë për helmimin e tyre. Mosmarrëveshja mes dy vendeve është pasuar nga një valë masive dëbimesh diplomatike nga britania dhe aleatët e saj, cka mori kundërpërgjigjen e Rusisë, e cila mohon çdo përfshirje në incident. Javën e shkuar, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se rasti Skripal ishte një preteks, ndoshta i sajuar, për dëbimin e pabazë të diplomatëve, duke sugjeruar se Rusia po pretendon se helmimi nuk ka ndodhur ashtu siç është raportuar nga Londra.

Sicred