KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tygart: Sistemi i dopingut në Rusi vazhdon të ecë përpara
Tygart: Sistemi i dopingut në Rusi vazhdon të ecë përpara

Tygart: Sistemi i dopingut në Rusi vazhdon të ecë përpara

Rusia është vendi me numrin më të madh të medaljeve të hequra, sidosmos ato olimpike, për shkak të përdorimit të dopingut. E kjo nuk është aspak pozitive. Edhe në botërorin e futbollit ka dyshime se futbollistët e kombëtares ruse kanë përdorur sistematikisht doping, duke vënë në diskutim ecurinë pozitive.
Gjithçka lindi nga performanca e përfaqësueses ruse në botërorin Rusi 2018. Pas fitoreve me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, humbjen me Uruguajin në grup, e më pas mundi Spanjën në 1/8 e finaleve, ekipi ka vendosur rekord për fazën e grupeve, me numrin më të madh të metrave të përshkuar në fushë. Sipas të dhënave futbollistët rusë vrapojnë shumë, e kanë përmirësuar shumë rezultatet e kaluara, duke parë se asnjëherë nuk e kanë kaluar fazën e grupeve që në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Drejtori i agjencisë amerikane të antidopingut, USADA, Travis Tygart, ka deklaruar: “Do të ishim naivë po të mendonim se Rusia po bën ndryshe nga e kaluara, sidomos nga Sochi 2014. Po qeshin pas shpinës sonë. Botërori rus është një farsë. E dimë se qeveria ruse, kur mori lojërat dimërore të Soçit, pa mundësinë të reklamohej me rezultatet sportive, e kështu filloi të doponte atletët e vet, e të menaxhonte kampionët e analizave, për të fshehur pozitivitetin e tyre. Tani po organizojnë një tjetër aktivitet madhor sportiv. E dimë se sistemi i dopingut në Rusi vazhdon të ecë përpara, edhe pse ata e mohojnë, madje ka lidhje direkte me futbollistët e kombëtares ruse. E rezistenca e e tyre e madhe në fushë është një sinjal për të dyshuar për doping” thotë Travis Tygart drejtori i agjencisë amerikane të antidopingut, USADA.

Sicred